SHBA- Presidenti i ardhshëm Joe Biden ka bërë histori duke zgjedhur një mjeke transgjinore në një post të lartë shëndetësor të qeverisë. Lajmin e ka bërë të ditur Mirror, i cili shkruan se mjekja Rachel Levine është vendosur të shërbejë si ndihmëse sekretare e shëndetësisë nëse emërimi i saj konfirmohet nga Senati i SHBA-së duke u bërë zyrtari i parë transgjinor i konfirmuar.
Duke njoftuar planet për emërimin e Levine, Biden pranoi se ajo është një zgjedhje “historike”, dhe tha se mjekja është një zgjedhje e mirë pasi është plotësisht e kualifikuar për këtë pozicion.
“Dr Rachel Levine do të sjellë udhëheqjen e qëndrueshme, thelbësore dhe ne kemi nevojë për t’i sjellë njerëzit përmes kësaj pandemie pa marrë parasysh kodin e tyre postar, racën, fenë, orientimin seksual, identitetin gjinor, ose aftësinë e kufizuar dhe për të përmbushur nevojat e shëndetit publik të vendit tonë në këtë moment kritik dhe më gjerë,” tha ai.
Joe Biden do të marrë detyrën si President i SHBA-së ditën e nesërme.