Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot -Fushë Krujë, pranë kryqëzimit në Fushë-Mamurras.
Nga të dhënat e para mësohet se në aksident është përfshirë një motor dhe një automjet e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 70-vjeçar i motorit, shtetasi P.P nga Fushë-Mamurrasi.Dyshohet se motori i ka prerë rrugën automjetit, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rastin.