Një ushtar shqiptar me mision në Afganistan ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Viktima është me inicialet Xh. I.
Ende nuk dihen rrethanat si ndërroi jetë ushtari shqiptar në Afganistan, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet.
Ushtari që humbi jetën sonte është i dyti shqiptar që ndërron jetë në mision në Afganistan, pasi në shkurt 2012 u ekzekutua kapiten Feti Vogli pas një prite me armë në një fshat të Kandaharit.
Ndërkohë që në 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.