Komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka vlerësuar qëndrimin e kryeministri Edi Rama për vlerësimin pozitiv ndaj Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të miratuara në Kuvend në datën 30 korrik.
Ai shprehet se do të ishte e matur të presim që mendimi i “Venecias” të dorëzohet para rivotimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor.
“Kodi zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për korrikun e ndryshimeve kushtetuese. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan ai.