Kryeministrisë i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur në Parlamentin grek për zgjerimin me 12 milje, që sot pritet ta miratojnë në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij, Mitsotakis u shpreh se ne po dyfishojmë ujërat tona territoriale në Jon sipas të drejtës ndërkombëtare. Referuar deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Mitsotakis u shpreh se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës.
“Unë kisha njoftuar zgjerimin e ujërave tona territoriale që nga gushti. Katër muaj më vonë detet tona dyfishohen. Një e drejtë plotësisht në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe vendi tonë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë”, u shpreh kryeministri grek.
“Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës, duke shtuar një argument tjetër se ujërat e Egjeut mund të bashkohen dhe të mos ndahen”, tha ndër të tjera kryeministri i Greqisë.