SHBA- Para largimit nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump i ka lënë një shënim Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden. Lajmi bëhet i ditur nga CNN, referuar një personi nga brenda Shtëpisë së Bardhë, ndërsa përmbajtja e shënimit nuk dihet ende.
Një nga traditat moderne të Ditës së Inaugurimit për presidentët që largohen nga detyra është t’u shkruajnë pasardhësve të tyre një letër që ofron dëshirat dhe këshillat më të mira.
Kjo zakonisht lihet në Tavolinën e Vendimit për të lexuar kur Presidenti i ri hyn për herë të parë në Zyrën Ovale. Edhe ish-Presidenti Trump i ka lënë shënim Biden, por ndryshe nga tradita e përhershme ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë para inaugurimit të Presidentit të ri.