Teksa nga çasti në çast pritet inaugurimi i Joe Biden si President i 46-të i SHBA, një befasi ka ndodhur shumë afër Capitol, pikërisht në Gjykatën e Lartë.
Stafi i këtij institucioni është evakuar pasi ka një alarm për bombë. Lajmi bëhet i ditur nga CNN teksa thuhet se janë shtuar forcat e Gardës Kombëtare.
Ky alarm ndodh pikërisht vetëm pak metra larg godinës Capitol, para së cilët sot betohet Biden si President i SHBA. Pavarësisht se ka një shtim të forcave të sigurisë sot për të shmangur një skenar si ‘6 janari’, duket se nuk mungojnë kërcënimet.