Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Eglantina Bucit, duke dërguar në Gjykatë dosjen për Faik e Shkëlzen Bucin si autor të ngjarjes.
Vrasja u rrëfye nga dëshmitari Miklear Tola, ndërsa gjatë hetimeve për marrëdhëniet e Eglantina Bucit, me vëllain dhe babanë ka dëshmuar edhe motra e saj që ka treguar edhe motra.
Sipas dosjes së zbardhur nga Fax News Markelian Tola ka rrëfyer me detaje vrasjen e Eglantina Bucit, nga i vëllai i saj Shkëlzen Buci, me urdhër të babait Faik Buci:
“Gjatë kësaj periudhe ai (M.T.) ka pasur në përdorim edhe një automjet tjetër i cili ka qënë “Volksvagen Golf 2” ngjyra e bardhë me targa të reja “AA” të cilat nuk i kujtohen. Ky automjet ka qenë në pronësinë e një interesuari i cili donte ti marrë makinën tip “Golf 2″ ngjyrë e bardhë Shkëlzenit. Aty ka parë se në automjet në sediljen e parë të pasagjerit ishte ulur Eglantina. Ai (M.T.) ka hipur në automjet dhe është ulur në sedilien e pasme të tij.
Në këtë moment Shkëlzéni i ka thënë se do të shkonin të pinin kafe dhe se nuk do të vonoheshin shumë. Kanë marrë rrugën në drejtim të malit të Dajtit duke bërë bisedë normale. Pasi kanë marrë djathtas në drejtim të gurores, Eglantina i ka thënë Shkëlzenit i cili drejtonte automjetin Ça duam këtej, ku po na çon” dhe Shkëlzeni i ka thënë që “këtej është më qetë”.
Pasi kanë kaluar vendin e quajtur “Guroret” në Dajt Eglantina është shqetësuar dhe i ka thënë Shkëlzenit “Mos më bësh gjë”, por Shkëlzeni i është përgjigjur që “Pasi të mi tregosh të gjitha ato që di dhe që ke bërë do të kthehemi prap”.
Në këto moment Eglantina i ka thënë “Po përse këtej, ato që unë di ti kam thënë”, por Shkëlzeni i ka thënë që “poshtë ti bërtet, mẽ mirë këtej”. Gjatë rrugës Shkëlzeni vazhdonte ta pyest Eglantinën si: pse ike me atë, lekët pse i more, pse na turpërove etj., dhe Eglantina i është përgjigjur se “Lekët mi morën se më droguan, ju më fejuat me zor me personin që nuk e doja” dhe biseda të tjera të ndryshme.
Nga momenti që kemi kaluar “Guroret” dhe janë kthyer majtas në drejtim të Qafë Mollës, rruga ka zgjatur rreth një orës deri tek vendi ku Shkëlzeni ka ndaluar automjetin.
Gjatë gjithë rrugës Shkëlzeni vazhdonte ti bënte presion Eglantinës me pyetje të ndryshme dhe një moment ajo (Eglantina) përpara se ai ta ndalonte automjetin i ka thënë “pranoj të fejohem me kẽ të doni ju, edhe sakat të jetë se kam problem”, por Shkëlzeni i ka thënë “e ke marrë rrugën e mutit ti, tani thuaj çfarë të duash, po i more lekët nga shtëpia dhe ti hanë të tjerët”.
Shkëlzeni ka vazhduar rrugën në një rrugë të paasfaltuar dhe në një vend me pisha Shkëlzeni ka ndaluar makinën në anë të rrugës. Ka zbritur i pari Shkëlzeni, më pas ka zbritur edhe Eglantina dhe të dy së bashku janë drejtuar poshtë në një lëndinë ku debatonin gjatë rrugës dhe në anën e djathtë të lëndinës që ishin duke ecur kishte pisha të larta.
Kanë ndaluar në një distancë rreth 50 metër larg automjetit ndërsa ai (M.T.)ka zbritur nga automjeti për të pirë cigare para mjetit.
Gjatë kësaj kohe Shkëlzenit i bie telefoni që ai kishte lënë në makinë, nuk i kujtohet nëse ishte mesazh apo thirrje dhe e ka marrë telefonin që t’ja çojë Shkëlzenit. Kur ka arrit tek vendi ku ata po bisedonin i ka dhënë telefonin Shkëlzenit, por ai e ka parë dhe e ka fut në xhep.
Në këto momente Eglantina i është drejtuar atij (M.T.) me fjalët “Foli Shkëlzenit se mos më ban ndonjë gjë, se nuk është në terezi fare”. Ai (M.T.) i është përgjigj Eglantinës “tregoji ca ke për të treguar se nuk të bën gjë”, duke menduar se nuk i shkonte mendja për asgjë të keqe. Në këtë moment Shkëlzeni i ka thënë “mos ndërhy ti” dhe i ka kërkuar të largohej dhe të priste tek automjeti.
Ai ka shkuar tek automjeti dhe ka parë që ata vazhdonin të debatonin si dhe janë acaruar me tone të larta. Në një moment ka parë që Shkëlzeni ka nxjerrë nga pjesa e pasme një armë zjarri pistoletë, nga fundshpina e tij, armë të cilën ai nuk e kishte parë ta kishte me vete dhe për shkakun se ka qenë gjithë rrugës në sediljen e shoferit dhe kur ka dalë ka patur veshur një xhiboks të lehtë.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Në këtë moment Shkëlzeni ka nxjerrë armën dhe ja ka drejtuar Eglantinës dhe Eglantina ka bërtitur me të madhe “Ndihmë” dhe në këto momente ai e ka qëlluar me armë. Ka parë se Shkëlzeni e ka qëlluar dy herë me armë Eglantinën, kur ajo ishte këmbë, e ka parë fare mirë që një herë e qëlloi në pjesën e fytyrës kurse goditjen tjetër nuk e ka parë se në çfarë vendi e ka qëlluar për shkak të lëvizjes që ata bënë pas goditjes së parë.
Në këtë moment Shkëlzeni ka vajtur tek automjeti, i ka kërkuar (M.T.) të hipte në sediljen e pasme dhe Shkëlzeni ka hipur në timon dhe ka kthyer makinën. Ka ecur rreth 10 metra dhe ka ndaluar sërish makinën, ka nxjerrë diçka nga poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit ku kishte dicka të mbështjellë me një qese plastike, sëbashku me qesen ka zbritur nga mjeti dhe ka shkuar sërisht tek vendi ku kishte qëlluar Eglantinën.
Ai (M.T.) nuk ka dalë nga makina për të parë se çfarë veprimesh po kryente. Pas disa minutash Shkëlzeni ka vajtur sërisht tek mjeti pa qesen të cilën ai e kishte e mori me vete kur ka zbritur. Ka hipur përsëri në drejtim të mjetit dhe janë kthyer në drejtimin për në kthim.
Tek nja lokal përballë repartit ushtarak të Qafë Mollës, lokal i cili njihet me emrin “Lokali i Liries”, Shkëzni ka ndaluar mjetin dhe ka hyrë brenda për të blerë cigare, ndërsa ai (M.T.) ka zbritur dhe ka shpëlarë sytë pasi nuk ndihëj mirë, Pasi Shkëlzeni ka blerë cigaret kanë hipur në mjet, ku në këtë moment ai (M.T.) ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit. Kanë vazhduar rrugën dhe kanë ndaluar në një lavazh në Porcelan ku Shkëlzeni futi makinën për të larë dhe kanë pirë kafe ngjitur me lavazhin.
Gjatë rrugës në kthim ai (M.T.) nuk ka bërë asnjë lloj bisede me Shkëlzenin për shkak të frikës që ka patur edhe për veten e tij. Pasi kanë larë automjetin dhe kanë pirë kafe Shkëlzeni është drejtuar për tek Pazari i ri, ku ka ndaluar makinën anash me dyqanin e tij.
Shkëlzeni ka zbritur nga automjeti dhe ka shkuar brenda në dyqanin e tij dhe ka takuar babain e tij Faikun, ka biseduar me babain dhe më pas Faiku ka vajtur tek automjeti dhe i ka kërkuar të zbresë dhe të shkonte tek dyqani i tyre të pinte kafe. Ka shkuar brenda në dyqanin e fruta-perimeve dhe kanë qenë të tre, ai, Faiku dhe Shkëlzeni, i cili ka porositur kafet tek lokali përballë.
Kur kanë qënë duke pirë kafe Shkēlzeni i ka thënë (M.T.-së) fjalët “këtë që pe sot fshije nga kujtesa, kur iku një mos të bëhen dy se ke familje”, në këtë moment ka ndërhyrë babai i tij Faiku cili i ēshtë drejtuar (M.T.-sē) me fjalët “Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur”.
Gjatë kësaj kohe që ata kanë qëndruar së bashku rreth 30 minuta në dyqanin e tyre Shkëlzeni me Faikun kanë vazhduar duke i bërë presion (M.T.-së) për të dhe familjen, deri sa ai në një moment i ka thënë “Rrini të qetë se nga unë nuk del asnjë lloj fjale”, pasi Faiku disa herë e ka përsëritur shprehjen “Ajo sic e kishte kokën ashtu e pësoi, se jo këtë që e kishte hak, por edhe ta varje tek Skëndërbeu në mes të sheshit e kishte pak”.
Në momentin që ai (M.T.) është çuar dhe ka dalë nga dyqani Faiku i cili i është drejtuar me fjalët “vuri gishtin kokës. Më pas ai është çuar nga dyqani i tyre dhe ka marrë makinën e tij dhe është nisur në drejtim të Laknasit për të marrë bashkëshorten e tij ku gjatë rrugës rreth 50 metra sa ka kaluar shkollën e Domjes, duke qënë i tronditur nga ngjarja ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Më pas këtë automjet e ka shitur pas disa muajsh në një servis Laknas. Po kështu ai është takuar thuajse cdo ditë për arsye të punës me Shkëlzenin dhe sa herë ai (Shkëlzeni) e shikonte të tronditur dhe i thoshte “mblidh mendjen dhe mos e mbaj mëndjen atje”. Po kështu Shkëlzeni i ka thënë pistoteten që ai e vrau Eglantinën e kishte shitur diku, por vendin nuk ja ka treguar.
Si i dështoi babait tentativa e mëhershme për të vrarë të bijën
Gjithashtu Shkëlzeni i ka treguar më pas se babai i tij Faiku ka dashur ta vriste edhe vetë Eglantinën tek Kafja e Rremës, në një moment që ajo ka qenë në autobus dhe Faiku e ka ndjekur me motor, por kur Eglantina ka zbritur nga autobusi e ka parë që po e ndiqte Faiku dhe ajo ka hyrë mes njerëzve. Po kështu Shkëlzeni i ka treguar se pikërisht në këtë rast babai i tij Faiku kishte marrë me vete edhe një pistoletë më të cilën ai donte të vriste atë ditë Eglantinën.”
Marrë nga Fax Web