SHBA-Betohet zëvendëspresidentja, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.
Ditën e sotme, Harris do të bëhet zyrtarisht gruaja e parë me ngjyrë dhe e para zëvendëspresidente nga Azia Jugore.
Kamala Harris u shoqërua në ceremoninë e inaugurimit nga oficeri i Policisë së Kapitolit, Eugene Goodman i cili u bëri ballë rezistencës së protestuesve që sulmuan Senatin dy javë më parë.
Një ndihmës i Biden konfirmon për CNN se Goodman do të shoqërojë Harris në rolin e tij të ri si ushtrues i detyrës së zëvendës rreshterit të Shtëpisë së Bardhë.