• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Presidenti Biden shfuqizon disa nga politikat e ish-Presidentit Trump

21/01/2021
in Botë
0
Presidenti Biden shfuqizon disa nga politikat e ish-Presidentit Trump

SHBA- Ndër 17 urdhërat ekzekutivë të nënshkruar gjatë orëve të para në detyrë nga Presidenti Joe Biden, dy prej tyre forcojnë bashkëpunimin e dëmtuar me Kombet e Bashkuara në drejtim të përmirësimit të shëndetit global dhe luftës ndaj ndryshimeve klimatike.

Duke përmbushur premtimet elektorale, Presidenti Biden ndali tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe riktheu vendin në Marrëveshjen e Parisit për Klimën të vitit 2015.

“Jam i angazhuar të punoj nga afër me Presidentin Biden dhe udhëheqësit e tjerë për të përballuar emergjencën klimatike dhe COVID-19″, u shpreh në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Gjithashtu, Presidenti Biden nënshkroi urdhëra ekzekutivë me shtrirje të gjerë, të cilët u japin fund kufizimeve të udhëtimit nga vende afrikane dhe me shumicë myslimane, fillojnë ndaljen e financimit të murit kufitar, si dhe forcojnë mbrojtjet për emigrantët e sjellë në moshë të mitur në rrugë të paligjshme. Këta urdhëra çmontojnë disa prej pjesëve kryesore të politikave kufizuese ndaj emigracionit të vendosura nga ish-Presidenti Donald Trump.

Kufizimet ndaj udhëtimeve

Shtëpia e Bardhë Biden-Harris përmbysi urdhërat që ndaluan shumicën e njerëzve nga disa vende myslimane dhe afrikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara. Në një konferencë me gazetarët, këshilltari i sigurisë kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, përshkroi politikën e ish-Presidentit Trump si “asgjë më pak se një njollë mbi kombin tonë” dhe si “të rrënjosura në ksenofobi dhe armiqësi fetare”. Ish-Shtëpia e Bardhë Trump i kishte mbrojtur urdhërat si të nevojshëm për ta mbajtur Amerikën të sigurt.

Megjithëse urdhëri thotë se do të sigurojë asistencë për familjet që ishin ndarë nga kufizimet ndaj udhëtimit të ish-Presidentit Trump, urdhëri gjithashtu bën thirrje për forcimin e kontrollit dhe verifikimit për udhëtarët duke “përmirësuar shkëmbimin e informacionit me qeveritë e huaja”.

Programi DACA

Presidenti Biden po “ruan dhe përforcon” programin DACA, i cili ka mbrojtur nga deportimi qindra mijëra migrantë të sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara kur ishin të mitur. Në urdhërin e tij, Presidenti Biden i bën thirrje Kongresit të miratojë legjislacionin që u jep përfituesve nga DACA, statusin e përhershëm ligjor dhe një mundësi drejt shtetësisë amerikane.

DACA u krijua nga administrata Obama në vitin 2012 dhe u sulmua vazhdimisht për t’u ndërprerë nga administrata Trump. Gjykata e Lartë më në fund e ruajti programin, duke konkluduar se administrata Trump kishte kërkuar në mënyrë të parregullt shpërbërjen e tij.

Janë rreth 700’000 njerëz të regjistruar në programin DACA, i cili ende përballet me sfida ligjore.

Muri kufitar

Presidenti Biden i dha fund deklaratës së emergjencës kombëtare që Presidenti Trump lëshoi për ndërtimin e shpejtë të mureve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Megjithëse Kongresi autorizoi fonde shtesë për murin në fund të vitit të kaluar, administrata Biden pritet të shqyrtojë kontratat e ndërtimit dhe të ndalë shtimin e barrierave të mëtejshme kufitare.

Deportimet

Administrata e re ka ndaluar dëbimet e emigrantëve pa dokumenta ndërsa Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) do të rishikojë përparësitë e zbatimit të ligjit.

Alejandro Mayorkas, i përzgjedhur nga Presidenti Biden për të qenë Sekretar i Sigurisë Kombëtare, u paraqit për një seancë konfirmimi në Senat të martën. Mayorkas u zotua të ndiqte ligjin amerikan të emigracionit në marrjen e vendimeve nëse emigrantët dhe personat pa dokumenta duhet të qëndrojnë në vend.

Censusi

Biden shfuqizoi gjithashtu një plan për të përjashtuar emigrantët pa dokumenta nga censusi, në bazë të të cilit vendoset përfaqësimi i secilit shtet në Dhomën e Përfaqësuesve. Administrata e re thotë se dëshiron që Byroja e Censusit të ketë kohën e nevojshme për të përfunduar “një numërim të saktë të popullsisë”.

Në vitin 2018, ish-Presidenti Trump kërkoi të përfshinte një pyetje për shtetësinë në pyetësorin e regjistrimit, por u bllokua nga Gjykata e Lartë. Vitin e kaluar, sidoqoftë, Gjykata e Lartë rrëzoi një padi ndaj planit të administratës së atëhershme për të përjashtuar të padokumentuarit nga regjistrimi që përdoret për të përcaktuar përfaqësimin në Kongres.

Legjislacioni për emigracionin

Presidenti Biden gjithashtu ka paraqitur një plan që parashikon një proces tetëvjeçar drejt shtetësisë për emigrantët pa dokumenta. Senatori Bob Menendez, demokrat nga shteti New Jersey, ka rënë dakord për ta prezantuar projekt-ligjin në Kongres.

Legjislacioni do të mundësonte që miliona emigrantë të padokumentuar të kualifikoheshin për qëndrim të përhershëm në SHBA pas pesë vitesh dhe të kualifikoheshin për të aplikuar për shtetësinë tre vite më vonë. Afati kohor do të përshpejtohet për përfituesit nga programi DACA dhe personat me Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme, të cilët i janë larguar konfliktit të armatosur ose katastrofave natyrore. Aplikantët do të duhet të kenë hyrë në Shtetet e Bashkuara para 1 janarit të këtij viti./ VOA

Tags: biden shfuqizon politikat e trumpjoe bidenjoe biden nenshkruan dokumentat e pareshba
Previous Post

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit, sot prezantohen kandidatët

Next Post

Shpërthimi i çuditshëm në Lezhë, peshkatarët: Ishim në det, menduam sikur diçka kishte shpërthyer në ajër

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Shpërthimi në Lezhë

Shpërthimi i çuditshëm në Lezhë, peshkatarët: Ishim në det, menduam sikur diçka kishte shpërthyer në ajër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.