Tiranë- Ashtu si në 9 vitet e shkuara edhe në këtë 10-vjetor, kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë homazhe për katër protestues të vrarë më 21 janar të vitit 2011. Në ceremoninë e këtij viti ndryshonin vetëm disa nga ministrat të cilët kanë ardhur në kabinetin e Ramës, duke zënë vendin e atyre që janë larguar nga këto poste.
Duke ecur krah tyre Rama doli nga kryeministria me trëndafila në duar i shoqëruar edhe nga vajza e njërit prej katër të vrarëve Ziver Veizit, Ana Veizi.