Biznesmeni dhe njëherësh deputeti Vullnet Sinaj ka ndarë me teleshikuesit çelësin e suksesit të tij në biznes.
Ai shpjegon se gjithë sekreti për arritjet e majave në tregëti kanë qenë njerezit me të cilët ka zgjedhur të punojë. Sinaj rrëfehet se kanë qenë bashkëpunëtorët e tij të cilët kanë bërë të mundur arritjet e njëpasnjëshme të rrjetit të supermarketeve BIG MARKET, duke mbizotëruar në tregun e mbarë Shqipërisë.
Sinaj shprehet tepër mirënjohës dhe falenderues për të gjithë ortakët e tij në biznes, sipas të cilit ata nuk janë thjesht bashkëpunëtore por tashmë dhe pjesë të familje së tij.