Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga sot hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Serbi për lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Sipas njoftimit zyrtar, tashmë shqiptarëve u duhet vetëm një kartë ID për të hyrë në Serbi, dhe e njëjta gjë edhe për serbët në Shqipëri.
Serbia bëhet vendi i pestë ku shqiptarët mund të lëvizin lirshëm duke treguar në pikë kufitare vetëm kartë ID.
STATUSI NGA MEPJ
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se që prej datës 20 janar 2021 🗓, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.
Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike.
Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike.
Serbia bëhet kështu vendi i pestë (pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës) ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike.