• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Joe Biden nis punën, tre dokumentet e para që firmosi pas betimit në Capitol

21/01/2021
in Botë
0
Joe Biden

Joe Biden

Presidenti Joe Biden nënshkroi tre dokumente në Sallën e Presidentit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara menjëherë pas ceremonisë së betimit, akti i tij i parë zyrtar si presidenti i 46-të.

Presidenti Biden nënshkroi Deklaratën e Ditës së Inaugurimit dhe dokumentet për emërimet në pozicionet e drejtuesve në kabinetin qeveritar.

Nënshkrimet janë pjesë e premtimit të tij të fushatës për të zhbërë shumë nga veprimet e ish-Presidentit Donald Trump gjatë katër viteve të fundit duke nënshkruar një seri urdhrash ekzekutivë në ditën e tij të parë në detyrë.

Në një deklaratë të mërkurën, ekipi i tranzicionit i Presidentit Biden tha se disa nga ato çështje përfshijnë menaxhimin e krizës së koronavirusit, emigracionit dhe ndryshimit të klimës.

Pothuajse menjëherë pas betimit në Kapitol, ndihmësit thanë se Presidenti Biden do t’i jepte fund ndalimit të udhëtimit nga disa vende me shumicë myslimane, do të ndalonte ndërtimin e murit përgjatë kufirit SHBA-Meksikë dhe do të rifuste vendin në Marrëveshjen e Klimës së Parisit dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Zyrtarët e ekipit të tranzicionit gjithashtu thanë se Presidenti Biden do të urdhërojë agjensitë federale të rishikojnë politikat që përforcojnë racizmin në sistem, do të kërkojë nga qeveria federale të mos bëjë diskriminim bazuar në identitetin gjinor ose orientimin seksual dhe do të revokojë një urdhër Trump për të përjashtuar jo-shtetasit nga censusi në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Biden gjithashtu planifikon të përmbushë premtimin e tij të fushatës për të ndihmuar amerikanët në vështirësi financiare të përballen me efektet e pandemisë së koronavirusit. Ai do të zgjasë një pezullim nga qeveria federale të dëbimeve nga shtëpitë dhe do të kërkojë nga agjencitë federale të zgjasin një masë të ngjashme për huatë e strehimit të garantuara nga qeveria federale.

Presidenti i ri gjithashtu do të sigurojë asistencë për studentët me kredi të mëdha arsimore duke vazhduar një pezullim të interesit të kredive federale studentore dhe pagesat e principalit për tetë muajt e ardhshëm.

Ndihmësit thanë se Presidenti Biden do të ndërmarrë dhjetëra veprime të tjera ekzekutive në 10 ditët e ardhshme, ndërsa ai kërkon të ndryshojë drejtimin e vendit pa pritur miratimin e Kongresit.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Presidenti Biden do të revokojë ndalimin e Departamentit të Mbrojtjes për personat transgjinorë që të shërbejnë në forcat e armatosura, si dhe një politikë që ndalon financimin amerikan për grupe ndërkombëtare që kryejnë aborte ose që ndihmojnë gratë të marrin shërbime aborti.

Vetëm dy presidentë të fundit nënshkruan urdhra ekzekutivë në ditën e tyre të parë në detyrë, dhe secili nënshkroi vetëm një. Por ndihmësit thanë se ndërsa Presidenti Biden përballet me një pandemi në përkeqësim të koronavirusit, ai është i vendosur të veprojë me një ndjesi urgjence./VOA

Tags: betimi i joe bidencapitoljoe bidentre dokumentet e para qe firmosi biden
Previous Post

Në Lezhë dhe në Vlorë, Vetëvendosja zyrtarizon 2 kandidatët në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

Next Post

7 viktima dhe 276 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
1.244 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë në Gjermani, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë

7 viktima dhe 276 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.