Ukrainë- Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri të rënë në një shtëpi të moshuarish në Ukrainë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin lindor të Ukrainës Kharkiv, ka thënë shërbimi i urgjencës i shtetit ukrainas. Mediat e huaja bëjnë me dije se zjarri shpërtheu pasdite në katin e dytë të ndërtesës dykatëshe.
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskiy i kërkoi ministrit të brendshëm të hetonte në lidhje shkaqet e kësaj ngjarje.
Në lidhje me këtë ngjarja këtë të premte Ukraina ka shpallur ditë zie në nderim të viktimave.