Angli- Stafi i NHS po përgatitet të transportojë pacientë duke përdorur autobusë në Londër që janë shndërruar në ambulanca të improvizuara.
Shumica e vendeve në autobusët me një kat janë hequr, në mënyrë që secili të mund të mbajë katër pacientë, në një përpjekje për të lehtësuar presionin e madh mbi spitalet dhe shërbimin e ambulancës në Londër.
Në këta autobusë do të ketë dhe një personel që përbehet nga mjekë dhe infermierë që punojnë në NHS, veçanërisht në kujdesin intensiv, si dhe vullnetarë të ndihmës së shpejtë.
Autobusët gjithashtu do të kenë oksigjen në bord për pacientët që kanë nevojë për të.
Është hera e parë që një pjesë e NHS duhet të përdorë autobusë të përshtatur posaçërisht si ky për të lëvizur pacientët përreth.