Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër për dëbimin nga Shqipëria të diplomatit Alexey Krivosheev për shkelje të masave antiCovid.
RIA raporton për Ministrinë e Jashtme ruse se ky hap i Shqipërisë është provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare, dhe paralajmërohet se nuk do të mbetet pa përgjigje.
Nga ana tjetër MEPJ Ruse thekson se një nga parimet në diplomaci është reciprociteti.
Ditën e djeshme u njoftua se diplomati rus Alexey Krivosheev ishte shpallur ‘non-grata’ nga autoritetet shqiptare për shkak të shkeljeve të masave antiCovid. Po ashtu menjëherë reagoi ambasada ruse duke theksuar se i cilëson akuzat të pabaza.