• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“As tamponin nuk më bënë”, kaloi COVID-19, denoncimi i pensionistes: 2 mln lekë kosto, shteti nuk më ndihmoi

22/01/2021
in Aktualitet
0
“As tamponin nuk më bënë”, kaloi COVID-19, denoncimi i pensionistes: 2 mln lekë kosto, shteti nuk më ndihmoi

Pensionistja Asime Çela ka denoncuar në praninë e përfaqësuesit të PD, Dorian Teliti mungesën e ndihmës nga shteti teksa kaloi COVID-19,

Ajo thotë se në total kostoja e kurimit shkoi në 2 milion lekë, teksa shteti nuk i dha asgjë, madje as tampon nuk i bënë.

Çela shton se me pensionin që merr nuk ia dilte dot për kurimin, dhe u detyruan fëmijët ta ndihmojnë. Në fund pensionistja uron që një qeveri si kjo aktualja mos vijë më kurrë, pasi të gjitha i ka gënjeshtra.

DENONCIMI NGA PD

DENONCIMI I DORIAN TELITIT  PËR PROBLEMATIKAT E PENSIONISTËVE QË KANË KALUAR COVID-19

VIDEO-DENONCIMI/ “2 milion lekë kostoja e kurimit të COVID-19”. Pensionistja Asime Çela i rrëfen përfaqësuesit të PD, Dorian Teliti, përballjen e vështirë me virusin: Zero ndihmë nga shteti. As tamponin nuk ma bënë.

Asime Çela është një nënë pensioniste që pak muaj më parë është përballur me COVID-19. Në një bisedë me shefin e kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti, zonja Çela tregon vështirësitë e mëdha në këtë përballje, ndërsa thotë se asnjë prej institucioneve shëndetësore nuk ka ofruar asnjë lloj ndihme, megjithëse i ka telefonuar kur gjendja ka qenë e rënduar. Madje as tamponin nuk ka shkuar njeri ta bëjë. Asimeja thotë se kurën e ilaçeve e ka blerë me lekët e veta dhe me ndihmën e fëmijëve, pasi me pension është e papërballueshme kostoja prej 2 milionë lekësh.

Dorian Teliti: Sot jemi në shtëpinë e zonjës Asime Çela. Një zonjë e nderuar, e cila si shumë nëna, gjyshe, kanë kaluar vështirësitë dhe janë përballur me COVID-19. Kjo është një histori e vërtetë për të cilën zonja Asime do të na tregojë diçka më shumë.

Asime Çela: Në 7 nëntor më ra kjo. Po më ra jashtëzakonisht rëndë, me temperaturën 40, isha në atë botë fare. Vajza e kaloi, edhe vajza me dhëndrin me fëmijët, e kaluan, por e kaluan më lehtë. Megjithatë, merr në telefon këtu e merr urgjencën, merr doktoreshën e lagjes, atë të familjes që themi neve dhe absolutisht asnjë germë fare nuk lëvizën.

Dorian Teliti: Erdhën jua bënë tamponin?

Asime Çela: Jo! Jo, jo!

Dorian Teliti: Nuk jua kanë bërë tamponin?!

Asime Çela: Asnjërit. Asnjërit. E kemi shkruajtur emrin. Ku e shkruajtën emrin? Në hënë mbase e kanë shkruajtur. Edhe sa të zbres që andej, ne ishim të mbaruar.

Dorian Teliti: Pra, juve nuk ju erdhi dikush t’ua bëjë tamponin?

Asime Çela: Jo, jo, jo. Asnjë, asnjë, asnjë!

Dorian Teliti: Ilaçet sa ju shkuan?

Asime Çela: Ilaçet të them të drejtën, ne morëm doktorin nga privati, vizitë 200 mijë lekë. Ndërsa infermierët dhe infermieret morën, domethënë për 7 ditë, morën 650 mijë lekë, paradite dhe pasdite që vinin më bënin serumin, oksigjenin, oksigjenin e vendosja vetë se e kisha aparatin aty afër, e bëja vet. Po serumin vinin ata dy herë në ditë dhe plus që në serum hidhnin ato mjekimet, se mora në farmaci një trastë me ilaçe.

Dorian Teliti: Të tëra vetë i pagove?

Asime Çela: Të gjitha, të gjitha vetë.

Dorian Teliti: Ndihmë nga shteti zero..

Asime Çela: Asnjë njeri, asnjë fare, asnjë shpenzim. 60 domethënë 650 mijë lekë unë, 47 mijë lekë më bënë domethënë 280 mijë lekë të vjetra se 28 janë 280 mijë lekë. Ilaçe këtu, ilaçe këtu nuk di të të tregoj.

Dorian Teliti: Sa të shkuan në total ilaçet?

Asime Çela: 2 milionë.

Dorian Teliti: Pra gjithë shpenzimet që pate për t’u kuruar.

Asime Çela: 2 milionë lekë, 2 milionë.

Dorian Teliti: Ilaçe, trajtimi.

Asime Çela: Një debolesë e jashtëzakonshme, më dridheshin duart, më dridhej trupi i gjithë dhe nuk mori parasysh as doktoresha e lagjes, mikja e jona e familjes, fare, fare, fare.

Dorian Teliti: Sa e ke pensionin?

Asime Çela: Unë e kam 175 mijë lekë.

Dorian Teliti: Po të mjaftojnë këto para apo të ndihmuan fëmijët?

Asime Çela: Më ndihmuan fëmijët, tani me 175 mijë lekë të paguash infermiere e doktor, jo nuk ka mundësi.

Dorian Teliti: 175 mijë lekë në muaj e ke pensionin?

Asime Çela: Pensionin.

Dorian Teliti: Pra, në vit t’i merr pension 2 milionë lekë.

Asime Çela: Bravo e the.

Dorian Teliti: Dhe 2 milionë lekë ty të ka shkuar. Të paktën më shumë se 2 milionë lekë të ka shkuar gjithë trajtimi i gjithë COVID-it.

Asime Cela: Trajtimi i COVID-it.

Dorjan telit: Pastaj ke faturën e ujit, ke faturën e dritave.

Asiem Çela: Lёre atë me pensionet.

Dorjan Teliti: Ilaçet e tjera.

Asime Çela: 80 mijë lekë i paguaj ato telefon, drita, ujë, ato janë të zakonshme edhe ik jeto pastaj me ato që ke. Pensionin kush e shton pensionin, asnjëri. Mjerë të tjerët kur s’kanë fare, që ka dhe pa fëmijë plaka e pleq sa të duash. Ne na vdiq një e moshuar atje. I shkreti vajza ishte e martuar, fëmijë tjetër s’kishte, rrinte vet dhe vdiq pardje aty. E sa gjynah. Pa njeri fare, as fërshëllen njeri fare. E kështu që shpenzime të jashtëzakonshme dhe marr përherë. Vajta në farmaci për ato hollimin e gjakut, tha është me rimbursim, na ka ardhur dokumenti me rimbursim. Atëherë vajti vajza tek doktoresha e familjes, në lagje, edhe tha, jo, jo, nuk më duhet, nuk kemi akoma. Por urdhrin e kam marrë në farmaci, i tha vajza. Nuk më duhet mua, nuk ka mundësi t’ia bëj, tha. Edhe atë, edha të një gjilpëre e bëja në bark dy herë në ditë.

Dorjan Telit: Për hollimin e gjakut?

Asime Çela: Për hollimin e gjakut. Farmacitë e kishin, jo vetëm farmacia një qe kemi ne këtu, një këtu për shembull. Po të gjithë farmacitë që pyeti dhëndri, i kishin me rimbursim këtë. Atë doktoresha nuk na i dha, dokumentin ta merrnim me. Ishte 25 mijë lekë një gjilpërë, paradite e 25 mijë pasdite në darkë, 50 mijë desha në ditë vetëm…

Dorjan teliti: Hollues gjaku.

Asime Çela: Hollim gjaku. A bëhet kjo?! Kjo është skandal. I kisha të tëra në shtëpi se s’më, s’më ashtu njeri . Edhe shpenzimet edhe të tërat. Kështu që, mjerë ky milet që është në këtë shtet. Më keq se kjo qeveri nuk besoj të ketë. Them unë! Ndoshta jam gabim?! Por si kjo qeveri mos ardhtë kurrë o Zot, të gjitha i ka gënjeshtra, në daç premtimet, të gjitha gënjeshtra.

Tags: albanewscovid 19denoncimi i pddorjan telitiqytetarj denoncon
Previous Post

SKANDALI me vaksinat në Itali/ Mjekëve dhe infermierëve iu injektohet ujë fiziologjik

Next Post

Zbardhen 22 vjedhje në Tiranë, procedohen 3 të mitur

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Foto ilustruese

Zbardhen 22 vjedhje në Tiranë, procedohen 3 të mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “INFLAMACIONET DHE MUNGESA E OKSIGJENIT NË TRU”/ PSIKIATRI I NJOHUR TREGON FAKTORËT E VETËVRASJEVE NË SPITALE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘E urrej celularin e mamit’, shkrimi i një 7-vjeçari u bë mësim për të gjithë prindërit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.