Gjermani- Maskat prej cope nuk garantojnë mbrojte ndaj varianteve të reja të koronaviusit. Autoritetet shëndetësore në Francë dhe Gjermani janë të bindur për këtë dhe këshilluan popullatën të përdorë vetëm maska kirurgjikale.
Variantet e njohura deri më tani, në fakt, ato të identifikuara në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil, janë më shumë ngjitëse.
Ndërkaq, Franca pritet të shtrëngojë më tej masat kufizuese të pandemisë. Autoritete shëndetësore atje kanë rritur distancën nga një metër në dy. Ky vendim i ekspertëve është paraqitur tek ministrat dhe pritet të miratohet, raporton abcnews.al.
Këshilli i Lartë për Shëndetin Publik ka deklaruar në fakt se shumë maska prej cope, shpesh të preferuara sepse lahen dhe përdoren përsëri, nuk garantojnë mbrojtje ndaj varianteve të reja.
“Ne nuk po vëmë në pikëpyetje dobinë e maskave të përdorura deri më tani”, shpjeguan autoritetet shëndetësore, por meqenëse nuk kemi variante të reja, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të përmirësojmë armët mbrojtëse që kemi”.
Gjithashtu edhe Gjermani ka njoftuar ndalimin e maskave copë. Autoritete kanë bërë me dije po ashtu edhe zgjatjen e bllokimit deri në 14 shkurt.
Ky vendim u mor gjatë një takimi virtual midis Kancelares gjermane Angela Merkel dhe guvernatorëve të 16 landeve gjermanë të mbledhur për të diskutuar shtrëngimin e masave anti-Covid.