TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka ndarë me qytetarët një lajm të mirë. Manastirliu shkruan në Twitter se kanë parapaguar 3.9 milionë dollarë te COVAX për sigurimin e vaksinës anti covid. Më tej Ministrja bën të ditur se tashmë Shqipërisë iu është hapur një dritare për sigurimin e dozave të vaksinës.
‘Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX‘- shkruan Manastirliu.
Postimi
Prej 13 ditësh vaksinimi kundër Covid ka nisur në Shqipëri. E para që mori vaksinën ‘Pfizer’ ishte mjekja Najada Çomo, më pas kryeministri Edi Rama, për ti lënë radhën mjekëve që ndodhen në frontin e parë të luftës duke ndihmuar pacientët që të shërohen nga virusi.