Deputetja Ediola Braha është larguar nga LSI për t’iu bashkuar Partisë Socialiste. Lajmin e ka dhënë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili ka publikuar fotografi pranë saj teksa ndodheshin në Tepelenë.
Në mesazhin e tij në “Facebook”, ministri Çuçi thekson se “angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm”. Çuçi thekson se PS është më e mira e politikës shqiptare dhe shprehet i bindur se do të fitojnë mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 Prillit.