BRAZIL – Bota e futbollit brazilian duket të jetë tronditur nga një tragjedi, që ka ndodhur për shkak të një aksidenti ajror. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur sot, me një fluturim privat që transportonte klubin e Palmas, të Serisë D në Brazil, ku avioni pësoi dëmtime gjatë ngritjes dhe u rrëzua.
Katër lojtarë, presidenti i klubit dhe piloti i avionit ndërruan jetë. Palmas ishte duke udhëtuar për në qytetin e Goianës, për të luajtur ndaj Vila Novas për “Copa Verde”.
Kjo është tragjedia e dytë në këtë vend, pas asaj që ka ndodhur më 28 nëntor të vitit 2016, me skuadrën e Shapekoenses, që ishte në fluturim, me destinacion Kolumbinë, për finalen e Kupës së Amerikës Jugore.