SHKODËR-Situata e përmbytjeve në Shkodër vijon të jetë problematike. Sipas njoftimit në të autortiteteve, është raportuar se deri më tani 748 hektarë tokë janë përmbytur.
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.75m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm.
Po ashtu, Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënoi kuotën 8.18 m.(Kuota max 8.70 m), ku në krahasim me raportimin e ditës së djeshme ka një rritje të nivelit të ujit me 18 cm.
Bëhet e ditur se Shtabi i Emergjencave Civile në Bashkinë e Shkodrës, ka njoftuar, se edhe pse reshjet nuk kanë qenë masivë, ka pasuar një përmbytur të disa hektarë toke, nga të cilat një pjesë e sipërfaqeve të kultivuara.
Por, situata më e rëndë është në zonën e Obotit, ku niveli i ujit mbi rrugë arrin në rreth 35 cm dhe është e pa kalueshme me mjete te ulëta. Po ashtu, në Obot, për shkak të përmbytjeve ujësjellësi i Oblikës është jashtë funksionit.
Gjendja paraqitet problematike dhe për disa familjar në zona që janë në vijën e rrezikut, të cilët kanë kërkuar ndihmë për ushqime dhe për bagëtitë.