Tiranë- Pas zbardhjes së përgjimeve të antimafias për lidhjet e Ndragheta-s me politikanë në Shqipëri, në rrjete ‘plasën’ meme-t për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.
Ngjarja e rëndë që tërhoqi vëmendje ishte padyshim zbardhja e përgjimeve të antimafias italiane dhe arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, që nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.
Sipas përgjimeve të të arrestuarve, sipërmarrësit italianë të arrestuar kanë hapur biznese dhe në Shqipëri, veçanërisht në ndërtim dhe shëndetësi. Për këtë arsye, përfaqësuesit e mafies kanë përdorur si ndërmjetës politikanë italian, të cilët janë të lidhur me politikanët dhe zyrtarët e lartë në Shqipëri.