Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka inspektuar pikën e testimit të shpejtë në qendrën shëndetësore të “Qytetit Studeti”, e cila është një nga gjashtë pikat e kryerjes së testit të shpejtë në Tiranë, ku deklaroi se deri tani janë kryer në të gjithë vendin mbi 55 mijë teste të shpejta.
Manastirliu u shpreh se u shpreh se do të garantojmë furnizimin me vaksinën antiCOVID përmes dy kontratave, drejtpërdrejt me Pfizer, si dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX.
“Kemi filluar vaksinimin me më shumë se 500 mjekë dhe infermirë të spitaleve COVID dhe vaksinimi do të vijojë, pasi ne kemi garantuar edhe vijimin e furnizimit me dozat e vaksinës nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe gjithashtu edhe nëpërmjet COVAX, ku kemi parapaguar 4 milion dollarë dhe që pritet që furnizimet e para të vijnë në Shkurt. Vaksinimi ështe një armë më shumë për mposhtjen e këtij virusi, por ne duhet paralelisht të vijojmë me vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të kontrollojmë situatën e epidemisë në vend”, tha Manastirliu.