Banorët e Lëpushës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe të bashkisë së Malësisë së Madhe për rikthimin e energjisë elektrike.
Banorët shprehen se janë të rregullt në pagesën e faturave energjitike, ndërsa rrjeti i energjisë është i vjetëruar dhe pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës dhe dimrit e kalojnë në errësirë.
Ndërkohë përveç mungesës së energjisë banorët e fshatit po përballen dhe me bllokimin e rrugëve për shkak të pranisë së borës.