Drashovicë, Vlorë- Një ngjarje e papritur ka ndodhur në fshatin Drashovicë të Vlorës. Siç duket nga pamjet e siguruara nga AlbaNews, ura është shembur plotësisht.
Ura u ndërtua në vitin 2016 për të kaluar tubacionin e ujësjellësit dhe për t’a lidhur me lagjen Paramillo të fshatit.
Ura është plotësisht jashtë funksionit dhe tregon sesi bashkia që drejtohej nga e djathta nuk garantoi investimet në zonë.
Demokratët kërkojnë investime në rrugë, por rrugët që ndërtuan vetë janë pa standarte si kjo urë e shembur!
Opozita nuk i kursen akuzat ndaj mazhorancës, duke fshehur herë pas herë punët e pambaruara dhe të lëna me probleme!
Por sot kjo urë e dëmtuar plotësisht, që ka lënë banorët pa ujë të pijshëm, nxjerr zbuluar opozitën e cila fshihet pas akuzave.