Itali- Zbardhen të tjera përgjime të Antimafias së Katanzaros, e cila goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali, ndërsa ekzekutoi 48 urdhër-arreste, mes tyre dhe për shtetas shqiptarë. Përgjime të cilat nxorrën në dritë edhe Shqipërinë dhe se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta.
Në këtë dosje përmenden se si fitohen tenderat në shëndetësi në vendin tonë ndërsa përmenden zyrtarë të qeverisë, ministrisë së punëve Publike.
Sipërmarrësi Antonio Gallo thotë se nëse D’ALESSANDRO ka lidhjet që thotë mund të bëhen punë të mira. D’Alessadro thotë se ka folur edhe me Rafele Antonio që ishte dakord të bënte Pazar me D’Alessadro duke i çuar mallin në Vlorë dhe në Tiranë.
PJESË NGA DOSJA:
GALLO: “”është incentiva e qeverisë gjithashtu….një punëtor të kushton 150 euro në muaj…unë e kam nisur nga Shqipëria…”.
D’ALESSANDRO: “kur niseni ju, 21 apo më herët?”.
(…)
D’ALESSANDRO: “në rregull pra”.
BRUTTO: “në këtë pikë ai hyn në 22”.
GALLO: “Në këtë pikë nëse më konfirmon unë po dëgjohem me ENO-n (fonetike)….shoh çfarë dokumentesh na duhen… që më tej me 100% ia japin noterit kështu përgatiten dokumentet edhe më pas bëjmë….ne pjesën tjetërpjesa tjetër jo, 50 e imja, 50 ….kërkojmë një pjesë, administratori shqiptar, nuk mund të bëjmë ndryshe sepse nuk ka shtetësinë….”.
D’ALESSANDRO. “më pas shohim ne (Guardia di Finanza) kush është dhe kush nuk është shqiptar ne kemi dhe zyrat tona aty”.
GALLO: “e shoqja është shefe e kabinetit të presidentit….persona të respektueshëm, njerëz të mirë… është gjithashtu ministër i pubëve publike që nuk më kujtohet dreqi e mori si quhet, gjithsesi është shumë pranë politikës, është një djalë që punon…një operativ njëri që angazhohet dhe që ka bërë këtë punë në të shkuarën, me Kuesturën e Lamezia-s që më pas u dogj që akoma nuk e di çfarë m… i bënë me një furnizim…kështu që…”.
D’ALESSANDRO: “me Kuesturën e Lamezias?” dhe GALLO: “po, i dërgonte mall më pas nuk ia dërgonin, e çmendën fare, e bënë të dukej keq….është një sistem i çuditshëm, në dt ka gjetur lokalin dhe në dy e gjysmë mund t’i nis lekët…në një mënyrë…”.
D’ALESSANDRO: “edhe në Mal të Zi është kështu, në Rumani e njëjta gjë….duhet t’i çosh lekët dhe ato ta bllokojnë…ça zone është”.
GALLO: “Në qendër të Tiranës, pikë shitje dhe magazinë, shitje në detaje dhe tek entet, tek spitalet…”.
D’ALESSANDRO thotë se miku i tij është radiolog dhe se është shumë i përfshirë.
D’ALESSANDRO thotë se Shqipëria do të hyjë në Europë. Të dy bien dakord për të gjetur një apartament në qendër për djalin e BRUTTO dhe djalin e D’ALESSANDRO. Më pas flasin për Poloninë e shprehen se ai ka një shok të afërt me kishën edhe shton se në Poloni kanë çuar Michele Affidato.
BRUTTO thotë, D’ALESSANDRO pohon, që shkojnë shumë mirë edhe BRICO si në Malin e zi edhe në Shqipëri.