Tiranë- Nisma Thurje do të dorëzojë sot kallëzim penal në SPAK ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj, lidhur me përgjimet e fundit të Antimafias italiane që vijnë nga klani mafioz italian për betonizimin e Tiranës.
Në njoftimin e bërë publik, nisma shkruan se drejtësia e re do të ketë në dorë dosjen me emrin e Veliajt për përgjimet që vijnë nga klani mafioz italian për betonizimin e Tiranës.
“Kallzimi nr. 1001 në SPAK. Mirëmëngjes, sot, e martë datë 26 janar, në orën 11:00 do të dorëzojmë në SPAK dosjen e fundit. Drejtësia e re do të ketë në dorë dosjen me emrin e Erion Veliaj mbi përgjimet që vijnë nga klani mafioz italian për betonizimin e Tiranës, me shpresën se do i japë fund zanatit të vjetër të pluhurosjes së tyre” thuhet në njoftim.