Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon nga Laçi, ku ka nisur puna për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama shprehet se me mbështetjen e qeverisë turke po bëhet e mundur edhe rilindja e Laçit.
Statusi:
MIRËMËNGJES dhe me Rilindjen e Laçit, ku po kryhet transplanti i zemrës së qytetit, falë një sërë projektesh nga një bllok i ri banesash me mbështetjen e qeverisë turke, tek blloku tjetër i banesave të reja, rikonstruksioni i banesave ekzistuese, shkollat e reja, spitali i ri, bashkia e re, si edhe infrastruktura e re nëntokësore e qytetit me financim të qeverisë shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë