Vlorë- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit pranë Bibliotekës në qytetin e Vlorës.
Marion Mitro është personi që ka mbetur i plagosur, i cili ndodhet në spitalin rajonal të qytetit jashtë rrezikut për jetën. Burime bëjnë me dije se i riu është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Mësohet se Mitron e ka kapur vetëm një plumb në këmbë, duke e lënë të plagosur.
Ndërsa policia bën me dije se në aksin rrugor Vlorë- Selenicë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.
Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.