Vlorë- Marion Mitro është personi që mbeti i plagosur në atentatin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Marion Mitro rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Mitro është arrestuar edhe më parë, gjatë vitit 2014, pasi akuzohej si porositësi i atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.
Marion Mitro ka pasur një përballje të gjatë me drejtësinë, pasi akuzohej si pjesë e bandës së Julian Sinanajt, për vrasje me pagesë. Anëtarët e kësaj bande, përfshi dhe Mitron, akuzohen për një sërë veprash të rënda kriminale si vrasje, trafik armësh e tritoli, si grup i strukturuar kriminal. Gjithasut, kjo bandë është akuzuar edhe për sulmin me tritol ndaj banesës së Ardian Kollozit, ish-deputetit të Qarkut të Vlorës.