BRITANI– Numri i të vdekurve në Britani nga pandemia e COVID-19 kaloi 100,000 ditën e sotme ndërsa qeveria po përpiqet të shpejtojë fushatën e vaksinimit.
Në një konferencë për shtyp, kryeministri Boris Johnson lajmëroi shifrën rekord dhe tha se ishte shumë i trishtuar. Teksa ka kërkuar falje është shprehur se “vendi është në rrugën e rimëkëmbjes, qeveria do të marrë mësime dhe do të reflektojë mbi pandeminë”.
Ai shtoi se ai do të merrte përgjegjësinë e plotë për veprimet e qeverisë gjatë gjithë pandemisë, por shtoi se qeveria e tij bëri gjithçka që mundi.
Duke u ndalur në fushatën e vaksinimit, Boris Johnson shprehu pakënaqësi ndaj BE-së, ku tha se pret që Europa të respektojë të gjitha kontratat. Kryeministri britanik iu drejtua Brukselit duke thënë se duhet të jenë të drejtë në luftën e marrjes së vaksinave.
Boris Johnson paralajmëroi Bashkimin Evropian se ai priste që ajo të respektonte kontratat qeveritare për vaksinat e koronavirusit, ndërsa këta të fundit akuzuna Britaninë e Madhe për pabarazi në marrjen e vaksinave.