Një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë më armë gjahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e para të së mërkurës në fshatin Krahës i Sipërm në Memaliaj. Policia informon se nga vëzhgimi paraprak i trupit nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera. 65-vjeçari është vetvrarë në banesën e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.