Janari rezulton që të jetë muaji më i vdekjeprurës nga Covid-19 në SHBA. Që nga e marta, vendi ka regjistruar më shumë se 79,000 viktima për shkak të koronavirusit, duke tejkaluar kështu rekordin e mëparshëm të vendosur në dhjetor , sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Ndërkohë, disa zyrtarët shtetërorë po kërkojnë që të administrohen më shumë vaksina në mënyrë që amerikanët të jenë më të sigurt, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Presidenti Joe Biden ka premtuar se 100 milionë vaksina do të bëhen në 100 ditët e para të presidencës së tij, por me një rrugë të gjatë përpara për vaksinimet, ai gjithashtu bëri thirrje për 100 ditë mbajtje maske.
“E vërteta brutale është se do të duhen muaj përpara sesa të vaksinojmë shumicën e amerikanëve. Muaj. Në muajt e ardhshëm, maskat, jo vaksinat, janë mbrojtja më e mirë kundër Covid-19″, tha Biden ndërsa njoftoi qeverinë federale do të blinte dhe shpërndante më shumë doza vaksine nga Moderna dhe Pfizer.