Prokuroria përfundoi hetimit për ngjarjen e ndodhur në maj e vitit te kaluar në lokalin “AA” në Laç ku u vranë dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
Sipas Prokurorisë, është Eduard Lamaj ai që qëlloi drejtpërdrejt mbi ta, ndërsa mbeti edhe vetë i plagosur pasi Lika iu përgjigj sulmit me armë.
Provat më të forta për implikimin e tij janë jo vetëm pamjet filmike dhe dëshmia, por edhe prova të ADN të marra nga gjurmët e gjakut të gjetura në vendngjarje.
Personat e tjerë si Ilir Xhepaj, Elson (Oltion) Alija (Vlashi), Klaudio Perkola implikohen direkt ose indirekt nga Lalaj në ngjarje. Kujtojmë se në kohën që Lamaj do qëllonte Paulin Gjergjin të tjerë persona mbajtën peng djemtë e tij në garazhin e hotelit.
Prokuroria thotë se nuk ka një motiv të qartë pse u qëlluan biznesmenët. Aty ngrihen dyshime se mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve që kishin në tregtinë e drogës. Vetë Lamaj ka deklaruar se ka mbërritur në lokalin “AA” se kishte konflikte të forta me pronarin e hotelit, i arrestuar për drogë dhe që ishte në një burg në Itali kur ndodhi vrasja. Nga hetimet rezulton se përplasjet për çështje droge mund të jenë një nga shkaqet.