Kukës- Një 38-vjeçar, banues në Grudë Fushë të Malësisë së Madhe është arrestuar pasi i është gjetur një sasi gjethesh të thata duhani, pa faturë shoqërimi. Mësohet se E. A. u vu në pranga në aksin Kukës-Morinë pasi policia ndaloi mjeti e tij tip furgon dhe kreu kontrolleve.
Në furgon 38-vjeçarit iu gjetën 800 kg gjethe duhani të thata.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.
Në aksin rrugor Kukës-Morinë është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 800 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi.