Një person është gjetur i vdekur ditën e sotme në rrugë në Sarandë. Ngjarja ndodhi para pak minutash në lagjen nr.1 të qytetit, në hyrje të rrugës Turizëm-Kanali i Cukës.andrea
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndërruar jetë. Pasi trupi i pajetë u pikas, ndersa behet fjale per shtetasin Andrea Gjoka, nga kalimtarët në rrugë, ata njoftuan policinë dhe ambulancën e cila bëri transportimin e tij në morgun e spitalit.
Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.