Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një njësie tregtare ndërsa shënjestra është 60-vjeçari Myslim Lika.
Ky i fundit mësohet se ka marrë plagë të rënda në trup. 60- vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga urgjenca në Mamurras dyshohet se plumbi e ka prekur në zemër.
60-vjeçari i plagosur në Mamurras është babai i Ilir Xhepajt (Lika). Mësohet se 60-vjeçari Lika është dërguar në spitalin e Traumës, ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi një plumb e ka kapur në zemër. I plagosuri është babai i Ilir Xhepajt (Lika), killerit të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit të kaluar.