Tiranë- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për programin ekonomik të PD. Bardhi i sugjeron të qetësohet teksa thotë se kryeministri nuk është mësuar të përballet me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen.
“Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi.
E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen. Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill”, shkruan Bardhi.