Albanews.al ka zbardhur detaje nga atentati i ndodhur në Mamurras mesditën e sotme. Mësohet Myslim Lika, 60 vjeç, po kthehej nga varrimi, pasi kishte përcjellë për në banesën e fundit të motrën, e cila dy ditë më parë kishte vrarë veten me armë zjarri. Por, rrugës atentatorët e pikasën dhe e qëlluan me armë zjarri. Tre plumba e kapën në trup Myslim Likës, dy në krah e një në zemër, duke e lënë të plagosur rëndë. 60-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.