Tiranë- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta i cili theksonte se shprehet se me 25 prill Shqipëria do t’i kthehet qytetarëve.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se kreu i shtetit ka të drejtë dhe se Shqipëria nuk futet në një thes, prandaj ai duhet të ndalojë së përdoruri institucionin e presidencës si thes për farë të LSI-së.
“Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”, shkruan Rama.