Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë teksa vendi po afrohet me datën e zgjedhjeve të 25 prillit.
Përmes një mesazhi n Facebook, Presidenti thekson se Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. Sipas tij, më 25 prill, Shqipëria do të jetë në dorë të shqiptarëve.
“Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!”, shkruan Meta.