TIRANË– Ditën e sotme po zhvillohet konferenca e organizuar nga KRIIK Albania me temë “Kostot e demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”. Pjesë e saj janë përfaqësues të rëndësishëm dhe kryesorë politikë e institucionalë, si dhe përfaqësuesit më të rëndësishëm të trupit diplomatik në vend, për të diskutuar dhe paraqitur vullnetet e tyre politike mbi nevojën e Integritetit të Zgjedhjeve.
E para që mori fjalën në këtë konferencë ishte ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim e cila tha se liderët e partivë duhet të largojnë nga listat kandidatët e korruptuar. Ndër të tjera ajo bëri thirrje që shqiptarët të mos votojnë kriminelët.
‘SHBA ka punuar dhe do të punojë për të përmirësuar demokracinë në Shqipëri. Përfaqësuesit në parlament duhet të përfaqësojnë të gjithë shqiptarët. Liderët e partive të largojnë politikanët e korruptuar nga lista. Partitë të bëjnë transparente financimet.Të kontrollohen mirë kandidatët, populli shqiptar nuk duhet që të votojë për kriminelë. Shqipëria mund të ndërtojë një sistem më të mirë elektoral. Ne inkurajojmë të gjithë partitë, që të kenë transparencë për gjithçka për zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.