Trupi i pajetë i një 58-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në magazinën e firmës së tij. Policia gjeti trupin rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI:
Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.