VLORË-Pas 6 orësh vonesë, ka mbërritur në brigjet e portit të Vlorës trageti i linjës Brindisi-Vlorë. Trageti që duhej të ankorohej në orën 8 të mëngjesit ka mbërritur në orën 14:00, duke shkaktuar pakënaqësi te qytetarët. Kjo shtyrje u bë për shkak të motit të keq.
Pasagjerët të cilët kanë pritur në traget janë shprehur se udhëtimi ka qenë mjaft i veshtirë ndërsa edhe nisja nga Italia është bërë me vonesë për shkak të kushteve meteorologjike. Trageti ka provuar dy herë për t’u ankoruar në orët e mëngjesit por nuk ka arritur për shkak të detit me dallgë dhe erë të fortë. Vetëm reth orës 14 trageti ka mundur të ankorohet.
“Udhëtimi shkoi mirë, qëndruam 2 orë në det”, tha një qytetar. “Kam pritur që në orën 10”, shtoi një tjetër. “Kemi pritur 10 orë në det”, kështu thanë qytetarët.
“Nja 4 orë kemi qëndruar në det. Mirë shkoi udhëtimi ka pasur shumë dallgë”, vijoi një tjetër.