JAPONI-Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Japoni. Sipas BBC, policia ka arrestuar një grua, pasi kanë zbuluar trupin e nënës së saj të vdekur në një frigorifer në banesën e saj.
Yumi Yoshino, 48 vjeç, ka thënë se ajo e gjeti nënën e saj të vdekur dhe e fshehu trupin 10 vjet më parë sepse ajo nuk donte të largohej nga shtëpia në Tokio që ato ndanë. Sipas policisë në trupin e saj nuk janë gjetur plagë.
“Nuk kishte plagë të dukshme në trupin e ngrirë,”-ka thënë policia.
Autoritetet nuk mund të përcaktojnë kohën dhe shkaqet e vdekjes së gruas. Trupi thuhet se u zbulua nga një pastruese pasi Yoshino ishte detyruar të largohej nga banesa për shkak të mungesës së pagesave të qirasë.
Yoshino u arrestua ditën e sotme në një hotel në qytetin Chiba, afër Tokios.