KAVAJË– Një 60-vjeçar me inicialet T. K., ka mbetur i lënduar pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në Kavajë, në fshatin Greth. Në njoftimin e Policisë shkruhet se 60-vjeçari është dërguar në spital ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë Kavajë
Me datë 31.01.2021, në fshatin Greth, Kavajë, shtetasi T. K., 60 vjeç, në banesën e tij ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.