Tiranë- Ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” do të jepen dozat e dyta dhe të fundit të vaksinës anti-COVID nga kompania Pfizer.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me bluzat e bardha morën dozëne parë 2 javë më parë dhe sot do të injektohen me dozën e dytë dhe përfundimtare të Pfizer. Mes personave të parë që morën dozën e vaksinës ishte edhe mjeku Pëllumb Pipero, i cili pak ditë më parë u infektua me COVID-19. Nuk dihet nëse ai do të marrë dozën e dytë të Pfizer apo jo.
Gjithashtu sot do të mbërrijnë dozat e tjera të Pfizer, sipas kryeministrit Rama 10 mijë dozat që u premtuan se do të mbërrijnë në javën e tretë të janarit, dërgesë kjo që nuk u realizua për shkak të probleme me prodhimin.