Tiranë- Pas basketbollit, edhe volejbollit iu dha drita jeshile nga Ministria e Shëndetësisë.
Pas një pauze 10-mujore, Ministria e Shëndetësisë lejoji basketbollin dhe prej ditës së sotme i dha dritën jeshile edhe volejbollit, duke lejuar zhvillimin e aktiviteteve sportive edhe në salla të mbyllura.
Në një komunikatë për mediat, Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka pranuar kërkesën e tyre për tu startuar të gjithë aktivitet zyrtare, ndërsa klubet dhe shoqatat do të njihen menjëherë me rregullat e reja dhe protokollet sanitare që duhet të ndjekin.